Gjysma e punonjësve në shtet në 2020-ën, me shkollë të mesme ose tetëvjeçare

Gjysma e punonjësve në shtet në 2020-ën,…

Gati gjysma e punonjësve në sektorin publik ishin me arsim 8-9 vjeçar ose të mesëm përgjatë vitit 2020, raportoi INSTAT në të dhënat administratave për punësimin.

Sipas grafikut bashkëngjitur rreth 6,6 për qind e totalit të punonjësve në sektorin publik ishin me arsim fillor, ndërsa 38 për qind ishin me arsim të mesëm, të përgjithshëm ose profesional.

Pjesa tjetër prej 55.6 për qind ishin me arsim të lartë. Në raport me vitin 2019 vihet re një rënie e peshës së punonjësve me arsim fillor dhe atë mesëm dhe një rritje me rreth 1 pikë përqindje të punonjësve më arsim të lartë në raport me totalin.

Punonjësit me arsim të ulët më së shumti janë pjesë e ndërmarrjeve me pronësi publike. Shumica e tyre kanë punonjës të kompanive të Energjetikes (KESH, OSSHE dhe OST) dhe ndërmarrjet e ujësjellësve. Gjithashtu kategoria e punonjësve me arsim të ulët është pjesë e administratës lokale dhe kujdesen për pastrimin dhe gjelbërimin në mjediset e përbashkëta.

Pjesa më e arsimuar me arsim të lartë është e përqendruar në administratën publike dhe institucionet qendrore të saj, në sektorin e arsimit dhe të shëndetësisë.

Për rrjedhojë pesha e sektorit në punësimin total u rrit se tepërmi këtë vit. Në tremujorin e parë të vitit 2021 ishin të punësuar 124 mijë persona, të cilit përbënin 36.1 për qind e totalit të punësuarve pa përfshirë sektorin bujqësor. Pesha e sektorit shtetëror në punësim erdhi në rritje që nga tremujori i parë i vitit 2020 ku zinte 34.2 për qind të punësimit pa përfshirë bujqësinë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit