Gjysmës së të mbijetuarve nga Covid, po u ndodh kjo gjë e tmerrshme

Gjysmës së të mbijetuarve nga Covid, po…

Midis më shumë se 3,900 njerëzve që kishin kaluar Covid-19, të anketuar, midis majit të 2020-ës dhe janarit të 2021-shit, 52% pranuan se pësuan simptoma të depresionit dhe studiuesit përmes seancave psikologjike e vërtetuan këtë fakt me secilin subjekt.

“Njerëzit të cilët kanë qenë me COVID-19 mund të përjetojnë simptoma depresive për shumë muaj pas infektimit me virus”, tha studiuesi kryesor Dr. Roy Perlis. Ai është një profesor i psikiatrisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe shef i asociuar i kërkimeve në departamentin e psikiatrisë në Spitalin e Përgjithshëm të Massachusetts, në Boston.

Kombinimi i stresit kronik gjatë pandemisë dhe dëmtimit të marrëdhenieve sociale të njerëzve është një recetë e gatshme për depresionin dhe ankthin, tha Perlis.

“Ky vëzhgim përforcon rëndësinë e të kuptuarit nëse ky është një efekt i vetë Covid-19, apo thjesht stresi i pandemisë plus një infektim, shkakton ankth dhe depresion”, shtoi Perlis.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se të prekurit nga depresioni kishin më shumë të ngjarë të ishin të rinj në moshë, të ishin meshkuj dhe të kishin vuajtur nga forma të rënda të Covid-19.

Studimet e hershme kishin gjetur një lidhje midis depresionit dhe humbjes së nuhatjes e shijes midis pacientëve me Covid-19, por Perlis dhe kolegët e tij nuk gjetën asnjë lidhje mes këtyre variablave.

Përkundrazi, ata gjetën një lidhje midis dhimbjeve të kokës gjatë Covid-19 dhe një rreziku më të shtuar të depresionit, shkruan US News..

Studimi nuk mund të provojë shkakun dhe pasojën. Pra nuk u arrit të zbulohej nëse ishte Covid që shkaktonte depresionin, apo këta njerëz mbase të prekur nga depresioni më herët infektimit, të kenë përjetuar edhe simptoma më të rënda të Covid-it ose t`i kenë perceptuar si të tilla.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit