Gledian Llatja ha ‘bukë të mbështjellë me ar’ 34 MLN Lekë, kryebashkiaku e ble 1 Mijë Lekë/copa me çmim shumice

Gledian Llatja ha ‘bukë të mbështjellë me…

Gledian Llatja ka shije të shtrenjtë kur bie fjala për bukë… Duket se kryetari i bashkisë dhe stafi i tij hanë vetëm bukë integrale me vlerë 1 mijë lekë të vjetra copa e kështu kanë hapur një tender, me objekt të tillë, të cilin ia japin vetëm një personi… Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit publik me vlerë 34 Milionë Lekë, dhe fituesi ka dhënë ofertë ekonomike me vlerë vetëm 300 mijë lekë më pak se Fondi Limit duke u shpallur fitues. Tenderi është shënuar me REDFLAG për mungesë konkurrence, pasi personi fizik i quajtur Flamur Asllani ka konkurruar i vetëm dhe është shpallur fitues.

Ajo çfarë haptazi tregon se kjo procedurë prokurimi është abuzim i hapur me fondet e bashkisë është fakti se në Specifikimet Teknike të tenderit kërkohen 29.000 bukë për Qendrën Ekonomike të Arsimit, Bashkia Elbasan. Që me një përllogaritje të thjeshtë pjesëtuar me vlerën e fituar, çmimi i një buke i bie 1 mijë lekë të vjetra me çmim shumice… Duket se Flamuri është bërë i artë nga Glediani, me të cilin nuk dihet se çfarë lidhjesh ka, apo thua se ia bën bukën të mbështjellë me flori, e ha nga taksat e qytetarëve për kokërr të qejfit të kryetarit të bashkisë.

Çfarë shkruam më lart, nuk kishim asnjë fjali me ironi, pasi Flamuri me kuptimin e plotë të fjalës qenka bërë i artë me tenderat për bukë, mish e bulmet të dhëna nga bashkia e Elbasanit dhe ajo e Tiranës. Ai është fitues i 31 tenderave nga këto dy bashki, me vlerë 219 MLN Lekë pa TVSH. 30 tendera i ka përfituar nga Gledian Llatja dhe vetëm një prej tyre nga Erion Veliaj.

Por rezulton se kjo nuk është hera e parë që Flamuri dhe Llatja, dyshja e pandarë që i bëjnë qejfin njëri-tjetrit, kryetari për neps të tij dhe Flamuri si plotësues i qejfeve të kryetarit e zhvatës publik i popullit, dalin zbuluar nga mediat për abuzmet me paratë lokale.

Artikullin mund ta lexoni duke klikuar këtë link

15 tendera nga ato që ka dalë fitues, Flamur Asllani i ka me shkelje, pra të fituara me favorizim! Llogarisni gjysmën e tenderave të fituar, 100 MLN Lekë dëm buxhetit të Bashkisë! Glediani ka kuzhinierin e tij personal miq, po ju, popull i thjeshtë? Apo prisni SPAK-un derisa të mbarojë pushimet dhe të zbulojë se kryetari ha bukë të mbështjellë me ar?!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit