Gledian punëtori meriton medalje ari, i jep 360 milionë lekë djalit të burgaxhiut

Gledian punëtori meriton medalje ari, i jep…

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja nuk ka zhgënjyer sërish. Gati për tu nderuar me medalje ari për merita të veçanta në dhënie tenderash të dyshimtë, ka përveshur mëngët dhe ka hapur thesin e parave publike. Elbasani prej vitesh konsiderohet si një nga qytetet më të varfëra dhe qytetarët lëngojnë e vuajnë edhe për shërbimet më bazike. Por kjo nuk e ndalon Gledian punëtorin, që të japë miliona lekë për miqtë e tij pa garë. 360 milionë lekë ka dhënë Gledi punëtori me një dorë, në një tender që e ka ndarë në dy lote.

Në lotin e parë, që ka si objekt tenderi “Blerje produkte ushqimore”- Marrëveshje kuadër me numë reference REF-88560-11-21-2023, Llatja ka dhënë 232 milionë e 948 mijë lekë të vjetra pa TVSH. Fituese është shpallur kompania ” 4S”, e cila figuron në emër të djalit të Shemsi Sinamit, Xhino Siani. Shemsi Sinani, është dënuar për korrupsion për tenderat me burgjet. Ndonëse i dënuar nga gjykata, Shemsiu ka hapur një kompani të re të quajtur “4S” dhe ka vënë në krye të saj të birin, për të vijuar planin e tij të përfitimeve nga tenderat.

Për tenderin për blerjen e produkteve ushqimore morën pjesë në garë 5 kompani, ku 4 prej tyre u skualifikuan. Pikërisht, mungesa e konkurrencës e bën këtë tender të dyshimtë dhe me “flamur të luq” nga Open Data.

E njëjta gjë ka ndoshur edhe me lotin e dytë. Më konkretisht bëhet fjalë për procedurën me numër reference REF-88562-11-21-2023 dhe me objekt : Loti II: ‘‘Blerje fruta – perime” – Marrëveshje Kuadër – me disa operatorë ekonomik ku të gjitha kushtet janë të përcaktuara – me afat 15 muaj, me fond limit 129 milionë e 189 mijë lekë të vjetra pa TVSH.

Duke shfletuar dokumentacionin e kësaj procedure, të bëra publike nga Open Data, shikojmë që ka marrë pjesë vetëm kompania “4 S” në pronësi të Xhino Sinanit. Siguisht që ai nuk e ka patur aspak të vështirë të shpallet fitues duke qenë se ka garuar i vetëm. Edhe në lotin e dytë, Open Data ka ngritur flamurin e kuq për mungesë konkurrence. Në këtë mënyrë Shemsi Sinani vazhdon përsëri të përfitojë tendera i qetë nëpërmjet kompanisë kukull të drejtuar nga i biri. Ndërsa Gled punëtori meriton medalje ari për shpërdorim të përkryer të fondeve publike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit