'Godet' sërish Tomi Frashëri i AKEP-it/ Tender 23 mln për pjesë këmbimi. Kush ja prishi makinat Autoritetit?

‘Godet’ sërish Tomi Frashëri i AKEP-it/ Tender…

Tomi Frashëri, rilindasi i lindur me “këmishë” që pa punuar asnjë ditë vërtetë, e ka nisur karjerën nga maja, është kapur sërish në një allishverish.

I vënë në krye të AKEP-it, nga “kumbari” i tij, kryeministri Rama, Tomi, po bënë para me tendera njëri pas tjetrit.

Më mirë të themi se Tomi është bërë si “mola” në AKEP, pasi i është futur automjeteve të Autoritetit, dhe me to po bënë kërdinë…

Një tender me të vërtetë i çuditshëm, i publikuar sot nga “JOQ-Albania”, organizuar Tomi Frashëri për institucionin që drejton, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ish-ERT).

Ky tender që mban numër reference “REF-63016-06-26-2020”, është hapur më datë 29-06-2020 Ora : 09:00 dhe ka si datë mbyllje 13-07-2020 Ora : 10:00.

Ajo që të bën habi është se këtij institucioni i janë prishur 8 automjete në të njëjtën kohë.

Për riparimin e tyre, Tomit të AKEP-it i nevojiten jo pak por plot 23 milionë lekë të vjetra me TVSH. Tenderin nuk ke ku ta kapësh më parë për nga çuditë.

Së pari vëren se të 8 automjetet janë bërë për të ndërruar vaj e filtra në të njëjtën kohë të gjitha së bashku.

Kjo praktikisht është e pamundur, për shkak të viteve të ndryshme të prodhimit dhe faktit se secili automjet bën kilometra të ndryshëm në sasi.

Së dyti, vëren se për habi automjetet kanë nevojë për pjesë të tilla këmbimi saqë të bën të mendosh se u kanë ndodhur të gjitha defektet në të njëjtën kohë.

Për shembull për automjetin me targë “TR 3103 L” dhe Nr. shasie “JMB0NK9405J001310”, rezulton se i duhen ndërruar veç filtrave e vajit, edhe freksioni, rripi i fazës, sistemi i drejtimit, leva e marshit, parakolpi, dinamo, motorrino, ferrota, llamba e madje edhe fshirëset e xhamit.

Pra praktikisht makinës po i ndërrohen thuajse të gjitha pjesët, çka është praktikisht e pamundur që të ndodhin të gjitha në të njëjtën kohë. Ose më mirë është të blihet një makinë e re.

Por prisni, prisni, se ka edhe më. Automjeti tjetër me me targë “AA029JX” dhe Nr. shasie “WVGZZZZ7PZED054881” rezulton se gjithashtu ka nevojë të ndërrojë ferrotat, tamburët, pompën e ujit, rripin e fazës, pulexho, gomat e madje edhe batërinë.

E njëjta histori vijon dhe me automjetin me targë “TR3107L” dhe Nr. shasie “WV2ZZZ2KZ6X026231”, ku duket se edhe këtij nuk paska ngelur defekt pa i ndodhur.

Kësaj makine i nevojiten këmbë motori, këmbë kambio, rrip motori, pompë uji, kokë zbare, kokë paraleli, suporte, injektorët, llamba, amortizator, e madje edhe bori e re.

/Burimi: JOQ-Albania/Gazetaatdheu.com/

 

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit