Gòdet 'snájperi' i Matit/ Agron Malaj 700 mln në tenderin me ‘flamur të kuq’

Gòdet ‘snájperi’ i Matit/ Agron Malaj 700…

Bashkia e Matit, e drejtuar nga ish-gardisti Agron Malaj ka shpenzuar 700 milionë Lekë në një tender të dyshimtë.

Së fundmi, Bashkia e Matit ka njoftuar fituesin e tenderit për ndërtimin e rrjetit të kanalizimeve të ujërave të zeza në Bllokun “Drita Nr.1, “Drita Nr. 2” dhe “Lagjja e Re”, në qytetin e Burrelit.

Në garë për tenderin me fond limit 71 820 319 Lekë kanë marrë pjesë tre kompani. Një prej tyre nuk ka ofruar vlerë ekonomike, firma “Spektri” SHPK me ofertë 49 316 925 Lekë si dhe “Cara” SHPK me ofertë 71 754 165 Lekë.

Referuar dokumenteve zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike, janë skualifikuar dy firmat e tjera përveç “Cara” SHPK: Kompania që ka marrë pjesë në tender pa bërë asnjë ofertë ekonomike – “Alpha Solutions Group” SHPK dhe firma me ofertë më të ulët se fituesi – “Spektri” SHPK.

Për rrjedhojë, fituese e tenderit është shpallur kompania “Cara” SHPK.

Nga kontrata me Bashkinë e drejtuar nga Agron Malaj, firma do të përfitojë rreth 710 milionë Lekë pa TVSH.

Profesionalja “Open Procurment Albania” e ka cilësuar tenderin me “flamur të kuq” për shkak të skualifikimit të të gjithë konkurrentëve përveç fituesit.

Nga të dhënat në Qendrën Kombëtare të Biznesit, firma fituese është në pronësi të Naim Caras.

“Cara” SHPK, sipas të dhënave të “Open Procurment Albania” ka fituar rreth 1.6 miliardë Lekë e vetme në 23 tendera nga pushteti vendor, që prej fundit të vitit 2015.

Shumës i shtohen dhe rreth 820 milionë Lekë të tjera, që “Cara” SHPK ka fituar në tendera po nga qeverisja vendore, ku ka garuar si bashkim operatorësh ekonomikë.

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit