Selia e PD-së skenë krimi, policia e rrethon me shiritat e verdhë

Selia e PD-së skenë krimi, policia e…

Pas situatës së tensionuar në selinë e PD në protestën e thirrur nga Berisha, ku ‘çunat’ e Bashës lënduan me gaz lotsjellës dhe mjetet të forta protestuesit, mbështetësit e Berishës, policia ka shpallur godinën e demokratëve skenë krimi. Siç shihet në foto, policia ka vendosur shiritat e verdhë në ambientet e jashtme të Partisë Demokratike. Ndërkohë në seli, mësohet se ka shkuar prokurori Elio Mazreku, teksa pritet të nisin hetimet. Në seli ka mbërritur edhe Prokurorja e Tiranës, Elizabeta Imeraj e cila ka deklaruar se  përgjegjësit e dhunës në protestën e thirrur nga Sali Berisha do të dënohen.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit