Goditet avokati në Vlorë

Goditet avokati në Vlorë

Një avokat është dhunuar këtë të hënë në Vlorë.

Bëhet fjalë për avokatin Kujtim Cakrani, dhuna ndaj të clit dyshohet se ka ndodhur për shkak të detyrës.

Ka qenë vetë avokati i cili ka bërë denoncim në komisariatin e policisë se është dhunuar. Pas kallëzimit, policia ka nisur hetimet.

“Në ambientet e Dretorisë Vendore të Policisë Vlorë është paraqitur shtetasi Kujtim Cakrani me profesion Avokat, i cili ka bërë kallëzim se në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, në rrugën “Petoshati” Vlorë, dy persona ende të paidentifikuar dyshohet se e kanë goditur fizikisht me grushta për shkak të detyrës. Policia po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve“, njoftoi policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit