Goditet banda shqiptare e kokainës, zbardhen hetimet nga policia italiane

Goditet banda shqiptare e kokainës, zbardhen hetimet…

Rreth 60 forca policie kanë ekzekutuar mëngjesin e sotëm operacionin antidrogë i koduar “Maffi”, dhe i shtrirë në territorin e provincave Reggio Emilia, Modena, Macerata, Alessandria, Verona dhe Mantova, në Itali.

Me urdhër të prokurorisë së Bolonjës janë lëshuar dhjetë masa ndalimi, ndaj një grupi trafikantësh droge përbërë nga shtetas shqiptarë e italianë.

Ndaj pesë prej tyre është lëshuar urdhëri i arrestit me burg, katër të tjerë nën arrest shtëpiak dhe një person nën urdhër detyrim paraqitje pranë komisariatit të policisë.

Hetimet zbardhën se trafiku i kokainës drejtohej nga dy vëllezër shqiptarë me banim në Holandë e  trafikohej nga Amerika e Jugut drejt porteve hollandeze, për t’u trafikaur më pas në Europë.

Dy trafikantë shqiptarë me banim në rajonin e Reggio Emilias ishin një pikë referimi e trafikut të kokainës nga Holanda në Itali.

Kokaina trafikohej përmes një rrjeti korrierësh që përdorin automjete të modifikuara enkas për transportin e drogës.

Hetimet e operacionit Maffi, u drejtuan nga Kreu i Prokurorisë së Bolonjës Doktor Giuseppe AMATO, e janë shtrirë gjatë viteve 2019 -2020.

Gjatë hetimeve janë arrestuar në flagrancë  shqiptarë e italianë e janë sekuestruar 7.6 kg kokainë, një parcelë me 93 bimë kanabis të alrta 2 metra, 1 gramë marijaunë, 10 350 euro cash. 7000 mijë euro të tjera janë sekuestruar në fazën finale të operacionit.

Operacioni antidrogë ka çuar në sekuestrimin e 6 banesave në pronësi të trafikantëve të arrestuar, të 5 sipërfaqeve tokësore, 22 llogari bankare me vlerë 850 mijë euro, 4 pistoleta, 5 automjete, dy prej të cilave përdoreshin për trafikimin e kokainës.

Gjithashtu janë sekuestruar dhe materiale për konfeksionimin e dozimin e kokainës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit