Goditet grupi i trafikantëve, kalonin shqiptarët si turistë nga Spanja drejt Anglisë për 15 mijë euro

Goditet grupi i trafikantëve, kalonin shqiptarët si…

Garda Civile spanjolle ka goditur një grup trafikantësh shqiptarë të cilët kalonin bashkëkombasit e tyre si turistë nga Spanja drejt Anglisë kundrejt përfitimit monetar.

Mediat vendase raportojnë se çmimi i ‘biletës’ që mafia shqiptare kishte për klientët ishte 3,000 deri në 15,000 euro për çdo udhëtim. Dhe ndonjëherë ata rrezikonin jetën e personave duke i fshehur në vende të rrezikshme.  

Në mesin e shqiptarëve që kalonin përmes trafikantëve kishet edhe fëmijë të mitur.

Në pranga janë vënë 7 persona si pjesë e trafikut të njerëzve. Pesë prej tyre në Bizkaia dhe dy të tjerë, të dyshuar si drejtues të organizatës klandestine, në aeroportin Barajas të Madridit, teksa po përgatiteshin të ktheheshin në vendin e tyre.

Të arrestuarit u gjurmuan pasi binin në sy për jetën luksoze që bënin dhe shpenzimet marramëndëse të cilat nuk përputheshin me profesionet që kishin.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit