Goditet grupi kriminal shqiptar në Belgjikë, përdornin restorantin për shitjen e kokainës

Goditet grupi kriminal shqiptar në Belgjikë, përdornin…

Një restorant me pronarë shqiptar është mësyrë nga policia belge në Jan Welterslaan. Restoranti Antwerp Grill dyshohet se shqiptarët e përdornin për shitje dhe konsum të kokainës, madje më së shumti frekuentohej nga shqiptarë, të lidhur me aktivitetin kriminal.

Përveç kontrabandës së drogës, organizata ishte përfshirë edhe në pastrim parash, duke përfshirë blerjen dhe shitjen e makinave luksoze. Përveç kësaj, ka edhe përdorimin e pasaportave false dhe patenta.

Menaxheri i lokalit, i identifikuar si Labinot L., dhe shoqëruesit e tij u bënë objekt i një hetimi të madh, ku rezultoi se grupi në këtë restorant drejtohej nga Ramiz B., i cili gjithashtu mbante kontakte të ngushta me José AM, një spanjoll nga Sint-Gillis-waas. AM është i dyshuari kryesor në dosje.

Ai kishte rrjetin e tij të bashkëpunëtorëve, duke përfshirë disa anëtarë të familjes, dhe përdorte punëtorë të korruptuar të portit për të importuar dhe nxjerrë drogë përmes portit të Antwerp-it”, tha prokurori.

Hetimi i çoi hetuesit në Spanjë, ku të afërmit e të dyshuarit kryesor José AM merrnin pjesë në aktivitetet e tij kriminale dhe të pastrimit të parave. ‘Pepe’ organizoi importin e hashashit në Belgjikë. Një ngarkesë u transportua me kamionë të paktën dy herë, por ngarkesë e dytë (prej 20 kilogramësh) u kap në Francë në tetor.

Të mërkurën në mëngjes, kontrollet e shtëpive pasuan në më shumë se tridhjetë adresa në Deurne, Berchem, Sint-Gillis-waas, Bruges, Elsene dhe Mechelen. Në Spanjë, policia ka kryer shtatë kontrolle në shtëpi të të afërmve të të dyshuarit kryesor, si dhe është kontrolluar një kantier ndërtimi ku janë pastruar paratë e krimit.

Armët, një jelek antiplumb, hashash dhe thasë me kokainë u gjetën në një garazh në Dordrechtlaan në Deurne. Në total u sekuestruan katër armë zjarri, silenciatorë, municione, 60 mijë euro cash dhe mbi 8 kg drogë. Policia sekuestroi gjithashtu disa ora luksoze dhe trembëdhjetë makina./HLN

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit