Goditet me shishe qelqi e reja nga Korça që denigronte minorenet në “Instagram”

Goditet me shishe qelqi e reja nga…

Disa vajza janë konfliktuar në afërsi të një lokali në bulevardin “Republika”. Mësohet se sherri ka degraduar deri në përdorimin e shisheve të qelqit.

Si pasojë e sherrit është lënduar  shtetasja P.M., e njohur si një nga vajzat që denigronte minorenet duke publikuar materiale intime në “Instagram”.

Policia ka ndërhyrë menjëherë, kurse e dëmtuara u dërgua në spitalin e Korçës. Vajzat e tjera u shoqëruan në komisariat për veprime të mëtejshme.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por dyshohet që shkak të jetë bërë faqja e “Instagram”-it që administronte P.M bashkë me një shtetase tjetër,  ku denigronin vajzat dhe djemtë minorenë në juglindje.

Deri në këto momente janë shoqëruar 2 vajza dhe 1 djalë, ndërsa pritet që pas mjekimit në spital të shoqërohet edhe e dëmtuara, ku do t’i merren deklarimet lidhur me ngjarjen.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit