Goditet një tjetër rast i lojërave të fatit në Berat, arrestohet pronari

Goditet një tjetër rast i lojërave të…

Policia ka goditur një tjetër rast të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit në Berat, duke zbuluar një lokal të përshtatur për këtë aktivitet në lagjen “Barrikadë”. Si rezultat i operacionit të koduar “Prova”, është arrestuar në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi M. N., 51 vjeç.

Sipas autoriteteve, në ambientet e lokalit zhvilloheshin lojëra fati përmes kompjuterëve dhe celularëve. Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 12 njësi kompjuterike, një celular, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari, si dhe një elektroshok.

Operacioni u zhvillua nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në vijim të punës për evidentimin e ambienteve që përdoren për aktivitete të paligjshme. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Beratit për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit