Goditet rrjeti i mashtrimeve online në 97 vende, 5.800 të arrestuar

Goditet rrjeti i mashtrimeve online në 97…

Rreth 5.800 persona janë arrestuar dhe afro 300 milionë dollarë janë sekuestruar gjatë një operacioni global të Interpolit kundër mashtrimeve online. Aksioni, i zhvilluar nga janari deri në prill, përfshiu policitë e 97 vendeve dhe kishte në fokus rrjetet kriminale që përdorin mashtrime për të marrë para ose të dhëna konfidenciale nga individë dhe biznese.

Operacioni i koduar “First Light 2026” goditi disa forma të mashtrimeve kibernetike, përfshirë vjedhjen ose keqpërdorimin e emaileve profesionale, shantazhet seksuale online, vjedhjen e identitetit, mashtrimet me investime dhe skemat e tjera të mashtrimit në internet. Interpoli raportoi se janë identifikuar rreth 142 mijë viktima, duke nënvizuar se këto krime janë kthyer në një kërcënim të madh ndërkombëtar që prek qytetarë, kompani dhe institucione.

Gjatë operacionit u zbuluan disa raste të rënda, mes tyre një rrjet kriminal në Esuatini që menaxhonte lojëra fati të paligjshme online dhe pastronte para të siguruara nga mashtrime me vjedhje identiteti. Në një tjetër rast, autoritetet sekuestruan një ambient të krijuar si një komisariat policie brazilian, ku mashtruesit shtiheshin si oficerë policie përmes video-thirrjeve dhe bindnin viktimat të transferonin para. Ndërsa në Makao, autoritete të rreme u përpoqën të merrnin rreth 372 mijë dollarë nga një viktimë duke pretenduar se po zhvillonin një hetim për mashtrim.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit