Goditi gruan me sëpatë, 70-vjeçari jep deklarata kontradiktore: Nuk mbaj mend

Goditi gruan me sëpatë, 70-vjeçari jep deklarata…

Detaje të reja janë zbardhur ditën e në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e shkuar në Vorë. Ngjarja u shënua në fshatin Breg-Shkozë të Vorës, ku 70-vjeçari Qazim Budlla pas një zënke për motive të çastit goditi me sëpatë gruan e tij Vasilika Budlla, 68 vjeçe.

Por, ditën e sotme teksa është marrë në pyetje në komisariat ai ka dhënë deklarata kontradiktore. Ai ka thënë para hetuesve se nuk mban mend asgjë.

Grupi hetimor dyshon se Qazim Budlla vuan nga probleme të shëndetit mendor. 72-vjeçari dyshohet se është me probleme të shëndetit mendor, ndërsa mësohet se edhe më herët e ka dhunuar gruan pasi kjo e fundit ka shenja të shumta në trup.

Ndihma e parë i është dhënë nga qendra shëndetësore e Fushë Krujës. Për fat të mirë Vasilika ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit