Goditi kurshëririn e tij me sende të forta, arrestohet 28 vjeçari në Tiranë

Goditi kurshëririn e tij me sende të…

Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë ditën e sotme 5 shtetas për vepra të ndryshme penale. Shtetasi V.P 28 vjeç u arrestua pasi goditi me sende të forta kushuririn e tij.

Në pranga ranë dhe 4 shtetas të tjerë për vepra të ndryshme penale: E. Xh., 33 vjeç, pasi ka ndërhyrë në automatin e energjisë elektrike të një pallati, V. S., 23 vjeç pasi në abinetin e një magazine ka goditur me sende të forta shtetasin A. I., 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. D., 52 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë. Arrestohen në kushtet e flagrancës 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit V. P., 28 vjeç, pasi ka goditur me sende të forta kushuririn e tij.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. Xh., 33 vjeç, pasi ka ndërhyrë në automatin e energjisë elektrike të një pallati;
V. S., 23 vjeç, pasi në bulevardin “Gjergj Fishta”, në ambientin e magazinës së dyqanit ku punojnë, ka goditur me sende të forta shtetasin A. I., 36 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Sh., 59 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit