
Sadio Mane i ka kushtuar një sherr 500 mijë euro. Sulmuesi i Bayern Munich goditi me grusht shokun e skuadrës, Leroy Sane, pas humbjes në Champions League ndaj Manchester City. Bvarezët kanë gjykuar rastin e dhunës brenda skuadrës dhe vendosi që të gjobisë me shumën e majme Sadio Manen.
Nga zënka u raportua se Leroy Sane kishte pësuar një çarje në buzë pas sherrit me shokun e skuadrës. U desh ndërhyrja e lojtarëve të tjerë për të shuar konfliktin vijoi pas përfundimit të ndeshjes.
Dyshja debatoi gjatë lojës në “Etihad Stadium” për shkak të mos koordinimit të duhur të lojës në fushën e blertë. Mediat gjermane e justifikuan nervozizmin e Sadio Mane me vdekjen e tezes së tij, por kjo nuk e ka shpëtuar atë nga gjoba e lartë.