Goditi me thikë 21-vjeçarin, shpallet në kërkim i mituri në Vlorë

Goditi me thikë 21-vjeçarin, shpallet në kërkim…

Dy  persona janë arrestuar ditën e sotme dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Policia njofton se është arrestuar një 17-vjeçar, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, ka goditur me mjet prerës një 17-vjeçar. Një tjetër është arrestuar pasi ka vjedhur një bilickletë.

Njoftimi i plotë: 

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë K. Y., 37 vjeç si dhe u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit M. H., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi këta shtetas, në lagjen “29 Nëntori”, Vlorë, kanë vjedhur një biçikletë, në pronësi të shtetasit A. M, banues në Vlorë.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë shtetasi G. J., 17 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në lagjen “Pavarsia”, Vlorë, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. D., 17 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit