Goditi nënën me 7 goditje thike, 26-vjeçari Hitler Sula dërgohet në spital psikiatrik me vendim gjykate

Goditi nënën me 7 goditje thike, 26-vjeçari…

Gjykata e Dibrës ka vendosur masën e sigurisë “Shtrimi i përkohshëm në një spital psikiatrik” për 26-vjeçarin Hitler Sula, i cili plagosi me thikë nënën e tij, Nexhmie Sula, pas një konflikti për motive të dobëta. Ngjarja ndodhi më 2 gusht 2025 në Peshkopi, ku i riu goditi të ëmën 7 herë me thikë.

Sipas informacioneve, Sula vuante nga çrregullime mendore, përfshirë stresin dhe depresionin, çka dyshohet se ka ndikuar në agresionin e tij. Nëna e tij ndodhet ende në Spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Me vendimin nr. 62 të datës 5 gusht 2025, Gjykata vlerësoi si të ligjshëm arrestimin në flagrancë dhe caktoi masën e shtrimit të detyruar psikiatrik për Sula-n, i cili është nën hetim për “Plagosje të rëndë me dashje”, sipas nenit 88/2 të Kodit Penal.

Vendimi mund të ankimohet brenda 5 ditëve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit