Dy vajza minorene përfshihen në sherr, bababi ndërhyn dhe godet 14-vjeçaren

Dy vajza minorene përfshihen në sherr, bababi…

Policia e Sarandës ka arrestuar një një 45-vjeçar pasi për motive të dobëta ka goditur një vajzë 14 vjeçare. Po ashtu policia ka prangosur edhe 33 vjeçarin me iniciale E.A, banues në Sarandë pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

Njoftimi i plotë i Policisë:
Sarandë/Vihen në pranga 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. A., 33 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se ka goditur për shkak të detyrës një punonjës të Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP-së).

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u ndalua shtetasi H. R., 45 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur një shtetase të mitur 14 vjeçe.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit