Goditja e dytë më e madhe pas Pablo Escobar, 500 ushtarë në aksion, si u kap me satelit lordi i drogës në Kolumbi

Goditja e dytë më e madhe pas…

Goditja e dytë më e madhe pas Pablo Escobarit, ky është lajmi më i bujshëm që qarkullon në mediat botërore është arrestimi i bosit të narkotrafikut i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kolumbia ka arrestuar trafikantin më të kërkuar të drogës, i cili ishte kreu i organizatës më të madhe kriminale në vend. Dairo Antonio Úsuga, i njohur edhe si “Otoniel”, u kap pas një operacioni të përbashkët nga ushtria, forcat ajrore dhe policia të shtunën. Për këtë aksion janë 500 forca ushtarake dhe me pamje satelitore.

Lordi i drogës u kap në provincën Antioquia në veriperëndim të Kolumbisë, që gjendet pranë kufirit me Panamanë. Sipas autoriteteve, ai nuk kishte përdorur telefon celular, por kishte përdorur korrierët e tij për të komunikuar. Megjithatë, sipas gazetës El Tiempo, vendndodhja e tij u zbulua rreth dy javë më parë.

Autoritetet kolumbiane e cilësojnë këtë bandë si organizatën më të fuqishme kriminale në shtet, ndërkaq autoritetet në SHBA e kanë përshkruar atë si një organizatë “të armatosur rëndë dhe shumë të dhunshme”. Banda, që operon në shumë provinca, ka shumë lidhje ndërkombëtare dhe është e përfshirë në kontrabandën e drogës dhe njerëzve, nxjerrjen e paligjshme të arit dhe zhvatje.

Banda e Otonielit kontrollon shumë rrugë që përdoren për trafikimin e drogës nga Kolumbia për në SHBA, por edhe në shtete të tjera, përfshirë edhe Rusinë. Otoniel tani përballet me një sërë akuzash, përfshirë edhe trafikimin e kokainës në SHBA, vrasjen e zyrtarëve policorë dhe rekrutimin e fëmijëve.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit