Goditja e të dhënave të MEMEX/ Del fotoja e 'mbretit të kumarit'

Goditja e të dhënave të MEMEX/ Del…

Haker-at kanë publikuar dokumente të tjera nga skedarët e Policisë së Shtetit për persona të dyshuar dhe kontingjent të përfshirë në krime.

MEMEX njihet edhe si Sistemi i Menaxhimit të Informacionit Kriminal dhe është mjeti kryesore në punën e Policisë së Shtetit ku mbahen të dhënat sekrete të policisë.

Nëpërmjet këtij sistemi bëhet marrja dhe trasmetimi i ngjarjeve kriminale si dhe të dhënave për personat e implikuar në këto ngjarje apo informacione.

Mes fotove të publikuara është dhe fotoja e biznesmenit të shumëkërkuar nga SPAK, Ervis Martinaj. Në foton e publikuar Martinaj është 24 ose 25 vjeç.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur dhe nuk dihet nëse ai është rrëmbyer dhe vrarë, ose nëse ka inskenuar vetë ngjarjen për të organizuar një kundërpërgjigje ndaj kundërshtarëve.

Ish-kryeministri Sali Berisha theksoi se janë ekspozuar 105 mijë emra shqiptarësh që janë nën hetim nga policia, të cilët janë paralajmëruar tashmë dhe mund të largohen lehtësisht nga vendi.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit