Goditje me pistoletë elektrike/ Policët shtrijnë të rinjtë në rrugë për çështjen e distancës

Goditje me pistoletë elektrike/ Policët shtrijnë të…

Videoja e një oficeri policie në Nju Jork duke gjuajtuar një kalimtar me pistoletë elektrike ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Ndjekja e kalimtarit nga policia nisi teksa efektivët po përpiqeshin të shpërndanin një grumbullim personash në East Village, zonë që është nën masat e kufizimit të lëvizjeve lidhur me Covid-19.

Videoja tregon përleshjen e policisë me një të dyshuar, ndërsa kalimtarët e tjerë pyesin me zë të lartë se çfarë bëri ai.

Një person afrohet më pas dhe oficeri i thotë që të qëndrojë larg teksa i drejton armën. Më pas polici e godet kalimtarin disa herë më grushte dhe e rrëzon përtokë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit