“Golden Eagle” i gjendet pranë familjes së Jurgenit këto memente të vështira

“Golden Eagle” i gjendet pranë familjes së…

Sot në familjen e Jurgenit, për të përmbushur premtimin e “Golden Eagle” dhe për t’iu gjendur pranë në këto ditë të vështira.

Jurgen Veshi ishte vetëm 24-vjeç dhe bënte punë të rëndë në gurore për të mbajtur familjen me 6 anëtarë.  Jetonte prej 15 vitesh ne fshatin Brataj të Selenicës, ndërsa kishte ardhur në këtë fshat nga Dibra. Nëna dhe njerku janë të pa punë, ndërsa vëllezërit dhe motra në shkollë.

Jurgeni humbi jetën tragjikisht pasditen e së martës, kur një masiv guri u shkëput nga mali dhe e zuri poshtë. I riu punonte me skrep në guroren e Bratajt, por në momentin e aksidentit ka qenë duke rregulluar mjetin e punës. Familjarët dyshojnë se ngjarja nuk është aksidentale, por ka ardhur si pasojë e pakujdesisë së kolegëve të tij dhe mungesës së kushteve të sigurisë.

Shpirti i Jurgenit u prehtë në paqe dhe shpresojmë më të mirën për familjen e tij!

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit