Goli i Ernest Muçi u injorua? Tifozët protestojnë për sulmuesin kuqezi

Goli i Ernest Muçi u injorua? Tifozët…

Një polemikë e re ka shpërthyer në futbollin turk, ku në qendër të diskutimeve është vendosur edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Ernest Muçi. Tifozët e Trabzonspor kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale, duke denoncuar atë që e konsiderojnë si standard të dyfishtë në vlerësimin e golave.

Shkak për këtë debat është bërë realizimi spektakolar i mesfushorit të BeşiktaşOrkun Kökçü, në ndeshjen ndaj Gençlerbirliği. Goli i tij nga një pozicion i vështirë është cilësuar si një ndër më të bukurit e sezonit në Turqi.

Por ky vlerësim nuk është pritur mirë nga tifozët e Trabzonsporit, të cilët kujtojnë se një gol i ngjashëm, madje sipas tyre më i bukur, ishte shënuar më herët nga Muçi në përballjen kundër Konyaspor, pa marrë të njëjtën vëmendje mediatike.

Në reagimet e tyre, mbështetësit e klubit nga Trabzoni kërkojnë trajtim më të barabartë ndaj ekipit dhe lojtarëve të tij, duke theksuar se skuadrat e mëdha të Stambollit përfitojnë më shumë hapësirë dhe vlerësim. “Kur këto gola shënohen nga ekipet e Stambollit, flitet për ditë të tëra. Kur ndodhin te Trabzonspori, kalojnë në heshtje,” shprehen ata.

Kështu, emri i Muçit rikthehet në qendër të vëmendjes në Turqi, këtë herë jo vetëm për performancën në fushë, por edhe për debatin që ka ndezur mes tifozëve dhe opinionit sportiv.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit