‘Goli’ i Sandër Lleshajt me paratë e shqiptarëve/ Harxhon 360 mln Lekë për të blerë bukë e vezë

‘Goli’ i Sandër Lleshajt me paratë e…

Masakra e shpërdorimit të parave të shqiptarëve vijon dita-ditës, me institucionet shtetërore që lidhin tendera me shifra të fryra.

Këtë e bëjnë duke përdorur lloj-lloj marifetesh, për të zhvatur paratë publike.

“Gazetaatdheu.com” do të tregojë sot për një tender për të cilin janë shpenzuar mbi 350 milionë lekë, nga buxheti i shtetit, për të blerë bukë, qumësht dhe vezë…

Çudia e radhës vjen nga kryeqendra e Veriut, Shkodra, aty ku Agjencia e Blerjeve të Përqendruara (APB), ka finalizuar një tender për blerje ushqimesh me kompaninë “Nika”.

Kjo, me qëllim furnizimin e spitalit Rajonal të Shkodrës gjoja me ushqime të reja me rastin e shtimit të pacientëve prej COVID-19.

Firma, sipas verifikimeve në Qendrën Kombëtare të Biznesit, zotërohet nga Shpresa Nika, dhe referuar të dhënave të “OpenCorporates.al”, ka fituar rreth 150 tendera nga viti 2016.

Sipas kontratës mes APB dhe firmës “Nika”, rreth 360 milionë Lekë do të derdhën në llogarinë e kompanisë për të furnizuar me ushqime spitalin e Shkodrës.

Kujtojmë se Agjencia e Blerjeve të Përqendruara, është në varësi të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të drejtuar nga Sandër Lleshaj.

Ky i fundit është i etiketuar shpesh, si njeriu që helmoi qytetarët e vendit të tij me gaz lotsjellës, gjatë protestave të ndryshme.

Ato duket se u harruan e tanimë, dhe Sandër Lleshaj vijon të bëjë ‘gola’, duke blerë bukë, vezë dhe qumësht për 360 milionë Lekë…

/Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit