Gomonet e emigrantëve, Sunak gati marrëveshjen me Macron për ndalimin e shqiptarëve

Gomonet e emigrantëve, Sunak gati marrëveshjen me…

Emigrimi i shqiptarëve me gomone drejt Britanisë ka shkaktuar një sërë reagimesh nga të gjitha mediat ndërkombëtare. Së fundmi, kryeministri i Britanisë, Rishi Sunak ka nënshkruar një marrëveshje me presidentin e Francës Emmanuel Macron.

Qëllimi i kësaj marrëveshje është ndalimi i lundrimit të anijeve të vogla në kanal, ku shqiptarër bëjnë kalimin nga Franca drejt Britanisë.

Zëdhënësi zyrtar i Sunak, u shpreh se marrëveshja është pothuajse e arritur.

Kujtojmë se së fundmi shqiptarët në Britani janë cilësuar dhe si kriminela dhe pushtues, gjë që çoi dhe në një revoltë nga ana e tyre duke kërkuar dhe dorëheqjen e sekretares së brendshme britanike.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit