Google Maps në Shqipëri nuk është përditësuar që nga viti 2014

Google Maps në Shqipëri nuk është përditësuar…

Prej më shumë se një dekade, harta administrative e Shqipërisë ka mbetur e pandryshuar, megjithëse realiteti në terren ka evoluar ndjeshëm. Reforma territoriale e miratuar në korrik të vitit 2014, që uli numrin e njësive vendore nga 373 në 61 bashki, mbetet versioni i fundit zyrtar në përdorim mbi të cilën funksionon edhe platforma digjitale e Google Maps.

Burime zyrtare shpjegojnë se mungesa e një përditësimi të ri nuk lidhet me çështje teknike, por me mosmarrëveshjet politike që kanë bllokuar çdo tentativë për një reformë të re territoriale. Institucionet përgjegjëse, si Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit apo ASIG, nuk mund të ndryshojnë kufijtë administrativë pa një vendim të ri politik dhe ligjor.

Kjo ka bërë që në shumë zona, veçanërisht në fshatra ose rrugë të reja, Google Maps të mos tregojë gjithmonë vendndodhje apo emërtime të sakta për përdoruesit e saj. Rrugë të hapura vitet e fundit mund të mungojnë, ndërsa kufijtë administrativë mund të shfaqen sipas ndarjes së vjetër duke sjellë konfuzione tek qytetarët.

Kjo situatë do të vijojë deri miratimin e një harte të re zyrtare nga ana e shtetit shqiptar mbi të cilën do të realizohen përditësimet e nevojshme në Google Maps.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit