Një denoncim i mbërritur në redaksinë e JOQ ngre shqetësime për gjendjen e pastrimit në Bashkinë Dimal. Sipas qytetarit, në pamjet e Google Maps shfaqen grumbuj mbeturinash në disa zona të bashkisë, përfshirë fshatrat Syzez, Kuç, Agim, Pashalli e Çiflik, si edhe në qytetin e Dimalit (ish-Ura Vajgurore). Ai i bën thirrje kryebashkiakes Juliana Mema të ndërhyjë, duke theksuar se situata nuk përputhet me detyrimin e bashkisë për të garantuar pastërtinë.
Qytetari shprehet se banorët paguajnë rregullisht taksat për pastrimin, ndriçimin dhe gjelbërimin, por pretendojnë se shërbimi nuk është në nivelin e duhur. Ai kërkon reagim nga Bashkia Dimal me kryetare Juliana Memën dhe marrjen e masave konkrete për pastrimin e zonave të përmendura. Bashkia nuk ka reaguar ende lidhur me këtë pretendim.

