Google maps përditëson pamjet e gazës

Google maps përditëson pamjet e gazës

Pamje të reja satelitore të dhjetorit 2024 tregojnë përmasat shkatërruese të bombardimeve në Rripin e Gazës, duke zbuluar një realitet rrëqethës. Krahasuar me imazhet e marra vetëm 13 muaj më parë, shumë lagje – veçanërisht në pjesën veriore si Jabalia, Beit Lahia, Beit Hanoun dhe Gaza City – janë zhdukur pothuajse plotësisht nga harta. Ato që dikur ishin zona të gjalla banimi janë kthyer tashmë në fushë rrënojash.

Në Korridorin Netzarim, dëmet janë veçanërisht ekstreme. Pamjet tregojnë zona të tëra ku nuk ka mbetur asnjë ndërtesë në këmbë – vetëm rrugë të këputura, mbetje betoni dhe grumbuj dheu. Një nga shembujt më të qartë të shkatërrimit është Mughrqa, ku dëmet duken më të theksuara brenda këtij korridori.

Imazhet shërbejnë si dëshmi e asaj që shumë dëshmitarë në terren e kanë përshkruar si “shkatërrim i paimagjinueshëm”, duke ngritur shqetësime të reja për gjendjen humanitare dhe për rindërtimin e një zone që tashmë është rrënuar fizikisht dhe emocionalisht.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit