Google merr vendimin e ri, do të pushojë të gjithë punonjësit e pavaksinuar

Google merr vendimin e ri, do të…

Varianti Omicron ka sjellë frikë tek njerëzit, ndërsa Google ka marrë vendimin e ri.  Pritet që kompania të pushojë të gjithë punonjësit të cilët nuk janë vaksinuar. Sipas bbc.com, Goggle, u ka bërë vazhdimisht presion punonjësve të rikthehen në zyrë dhe të vaksinohen. Google nuk e mohoi saktësinë e raportit të kanalit të lajmeve amerikane mbi raportin e zbuluar. Një zëdhënës tha: “Siç e kemi thënë më parë, kërkesat tona për vaksinim janë një nga mënyrat më të rëndësishme se si mund të mbrojmë fuqinë tonë punëtore. “Ne jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka që kemi në dorë për të ndihmuar punonjësit tanë që mund të vaksinohen.”

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit