Paditet Google, shkeli privatësinë/ Përdoruesit i kërkojnë shumën marramendëse...

Paditet Google, shkeli privatësinë/ Përdoruesit i kërkojnë…

Google dhe kompania e saj janë akuzuar për gjurmim dhe shkelje të privatësisë në mënyrë të paligjshme të veprimtarive të miliona njerëzve.

Por tani Gjykata e ka bërë padinë ndaj Google duke i kërkuar një shpërblim prej 5 miliardë dollarësh.

Sipas kërkesës nga Gjykata, ankesa thotë se Google ka shkelur ligjin federal të përgjimeve të Amerikës dhe ligjin e intimitetit duke mbledhur informacione për atë që njerëzit shikojnë në lajme, kërkojnë në internet ose bëjnë në aplikacionet e tyre celular.

Procedimi gjyqësor i ngritur nga Boies Schiller Flexner, një firmë juridike që përfaqëson disa konsumatorë individualë që veprojnë në emër të të gjithë të tjerëve që ndodhen në të njëjtën situatë, pretendon se mbledhja e të dhënave lehtësohet përmes Firebase të Google, programi i përdorur për ruajtjen e të dhënave të aplikacioneve si dhe dërgimin e njoftimeve dhe reklamave.

Burimi: rt | Përktheu dhe Përshtati: Gazetaatdheu.com

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit