Goran Bregovic i ftuar special në Festën e Birrës në Korçë, Capital T anulon performancën e tij në këtë event

Goran Bregovic i ftuar special në Festën…

Së fundmi, një reagim për pjesmarrjen e Bregovic në Festën e Birrës në Korçë, ka dhënë edhe Capital T, i cili nëpërmjet një njoftimi për fansat e tij, ka treguar se ishte i ftuar për të bërë hapjen e eventit, por me lajmin e ardhjes së Goran Bregovic-it aty, është detyruar që të anulojë performancën e tij.

“E ndjeva të rrugës që të reagoja për eventin e festës së birrës në Korçë për faktin se unë isha i ftuar për të bërë hapjen e atij evenimenti dhe realisht isha shumë i lumtur që të jem aty, afër njerëzve që e duan muzikën time edhe e duan prezencën time aty, por kur pashë se një artist serb siç është Goran Bregovic, prej të cilit janë inspiruar forcat serbe dhe kanë kënduar këngët e tij gjatë luftës në Kosovë, atëherë u detyrova që të anuloja performancën time. Iu kërkoj falje të gjithëve!
I bëj thirrje bashkisë së Korçës, absolutisht që të anulojë prezencën e tij në Shqipëri për faktin se konflikti Kosovë-Serbi është ende i hapur edhe nuk i takon asaj si institucion shtetëror që të sjellë një artist serb këtu në Shqipëri”
, është shprehur Capital T.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit