Goxhaj: A do i shembin sot sarajet e Toptanëve, 34 policë bashkiakë i kanë rrethuar pa paralajmërim

Goxhaj: A do i shembin sot sarajet…

Avokati Altin Goxhaj ka paralajmëruar përmes një videoje në Facebook se sot mund të shemben sarajet e Toptanëve. Ai ka shkruar se rreth 34 policë i kanë rrethuar.

“A do i shembin sot sarajet e Toptanëve? 34 policë bashkiakë kanë rrethuar pa paralajmërim Sarajet!!! Kaq shumë policë bashkiakë janë parë veç në ngjarje si shembja e Teatrit! Qytetarë, jini vigjilentë!!!!”, ka shkruar Goxhaj.

Sarajet e Toptanëve u ndërtuan rreth viteve 1833-1840. Ata ishin në pronësi të Selim Pashë Toptanit, pjesë e familjes çifligare dhe me titujt bejlerë. Më vonë prona njihej në emrin e dhëndrit të tij, Servet Bej Libohovës. Sipas degëve të trashëgimisë, sarajet kaluan në emrin e Osman Kazazit dhe Fehmi Kazazit. Këta të dy ua trashëguan pasurinë e paluajtshme Mustafa dhe Hamza Kosovës. Sipas dokumenteve, deri në vitin 1947, Sarajet e Toptanëve figurojnë me pronar Ali Kosovën, i cili është i biri i Mustafa Kosovës. Ali Kosova është gjithashtu babai i Odeta Nishanit, bashkëshortja e Bujar Nishanit. Për rrjedhojë, Odeta Nishani është sot nga një bashkëpronaret e Sarajeve të Toptanëve.

https://www.facebook.com/watch/live/?ref=watch_permalink&v=300961304948326

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit