Goxhaj padit në SPAK Ramën: Reklamon materiale porn*grafike

Goxhaj padit në SPAK Ramën: Reklamon materiale…

Avokati Altin Goxhaj, kandidat i koalicionit PD–ASHM për Tiranën, ka depozituar një kallëzim penal në SPAK ndaj kryeministrit Edi Rama. Kallëzimi lidhet me një deklaratë të Ramës, në të cilën ai u sugjeronte fëmijëve të vegjël të kërkonin në Google foto nudo të tij.

Sipas Goxhajt, ky veprim përbën nxitje dhe reklamim të materialeve me përmbajtje pornografike, një shkelje e rëndë ligjore dhe morale. Ai ka shkuar më tej, duke e krahasuar faqen personale të Ramës me një faqe pornografike.

Në denoncimin e tij, Goxhaj kritikon gjithashtu mungesën e reflektimit nga ana e Ramës, duke theksuar se ky i fundit nuk ka kërkuar asnjëherë ndjesë për ndikimin e mundshëm tek fëmijët, veçanërisht ata në moshat 13–16 vjeç.

Ai i bën thirrje SPAK-ut dhe Prokurorisë së Tiranës të ndërmarrin hetimet përkatëse për këtë që e cilëson si një kundravajtje penale. Në përmbyllje, Goxhaj ngre shqetësimin për faktin se një votues socialist mund të vijojë të mbështesë një individ që, sipas tij, u bën thirrje fëmijëve të kërkojnë materiale pornografike.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit