Goxhaj: Shqipëria shteti i parë në Europë që bën vaksinimin me detyrim për studentët

Goxhaj: Shqipëria shteti i parë në Europë…

Avokati Altin Goxhaj ka ngritur alarmin në lidhje me vaksinimin me detyrim. Ai ka shkruar në Facebook se Shqipëria Shteti i parë në Europë që bën vaksinimin me detyrim për studentët. Ai ka shpërndarë një poster dhe bën thirrje për protestë për t’i thënë jo vaksinimin të detyruar.

“Posteri shtesë sot në Protestë në orën 18.00 në Sheshin Nënë Tereza #Jo Vaksinimit me detyrim!!!

Shqipëria Shteti i parë në Europë që bën vaksinimin me detyrim për studentët!!!

Ky është krim kundër njerëzimit sps ata që e kanë kaluar dhe rivaksinohen rrezikojnë jetën! E THOTË SHKENCA… E TYRE!!!”, shkruan Goxhaj. Më tej ai fton për lexim studimin e Lancet tëq publikuar nga epidemiologu dhe ish zëvendësministri i Arsimit Taulant Muka.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit