Goxhaj: Tregon si hëngra 'plumb' duke mbrojtur pronën time në vitin... (VIDEO)

Goxhaj: Tregon si hëngra ‘plumb’ duke mbrojtur…

Për të tretën herë banorët e Labinotit-Fushë në Elbasan protestuan kundër rrëmbimit sipas tyre të pronës publike dhe private, ndotjes së ajrit, lumit Shkumbin dhe marrjes së ujit nga kompania e peshkut Rozafa.

Sot banorëve iu premtua një takim i hapur ku do të ishte i pranishëm numri dy i PS-së Taulant Balla, kryebashkiaku Llatja, përfaqësues nga policia por në orët e para të mëngjesit takimi u anulua.

Kjo ka sjellë indinjaten e banorëve të cilët të prerë në besë i kërkuan llogari kryetarit të njësisë administrative. Ky i fundit nxitoi të bëj përgjegjës për anulimin e takimit virusin.

Ndonëse në një situate të vështirë kryeplaku i fshatit bashkohet me pretendimet e banoreve, duke pranuar se ndotja është prezente në zonë nga aktiviteti i fabrikës.

Protesta u mbështet nga avokati dhe aktivisti Altin Goxhaj.

Ai u kërkoi  banoreve të mos i ndalin protestat por t’i shoqërojne me aksione ligjore.

“Duhen shoqëruar protestat me aksion ligjor, siç ndodhi dhe në rastin e Astirit, mungesa e aksionit ligjor, bëri që ata një ditë të lodheshin.

Nuk mundesh që të përballesh me këto gjykata, që kanë frikë kamzhikun e qeverisë përmes Vetingut. Në këtë rast duhet të bëhen padi kolektive, dhe grupi i madh kur shkon në Gjykatë, ka më shumë impakt. Helmi nuk ka ngjyra dhe nuk ka as parti, nëse ju ju marrin tokën, ju nuk keni më pse qendroni këtu.

Dy rrugë keni ju , o të qendroni bashkë, ose të merrni valixhet dhe të ikni”, shprehet Goxhaj./Faxnews/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit