Grabisnin farmacitë në Itali, arrestohen 3 shqiptarë

Grabisnin farmacitë në Itali, arrestohen 3 shqiptarë

Tre shtetas shqiptarë janë vënë në pranga të policisë italiane, pas grabitjes së farmacive.

Natën mes 8 dhe 9 tetorit, farmacia në Piazza Marinai d’Italia, në Oltreponte, u sulmua, e pas kësaj pati dy përpjekje të tjera në farmacitë e Balzola dhe Morano.

Grabitja e parë u realizua me sukses në Oltreponte, ku autorët morën një shumë të konsiderueshme prej rreth 5 mijë eurosh.

Përpjekja e dytë në Balzola dështoi për shkak të pranisë së pronarit, ndërsa e treta u ndalua nga ndërhyrja e policisë, ku dhe u arrestuan 3 shqiptarët.

Të tre shqiptarët, të cilët kishin precedentë penalë, u transferuan në burgun e Vercellit në orët e vona të mëngjesit.

Më Të Klikuarat


Lajmet e fundit