Grabiste biçikleta, portofola dhe dyqane, prangoset 13-vjeçari në kryeqytet

Grabiste biçikleta, portofola dhe dyqane, prangoset 13-vjeçari…

Policia e Tiranës ka arrestuar një 13-vjeçarc, teksa akuzohet për disa vjedhje të ndryshme. Policia njofton se bëhet fjalë për E. K, 13 vjeç. Nga veprimet hetimore ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të ndryshme.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.4 referuan materialet për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë për shtetasin e mitur me iniciale E. K, 13 vjeç, pasi nga veprimet hetimore ka rezultuar si autor i 10 vjedhjeve të ndryshme( vjedhje biçikletash, dyqanesh, aparat celular dhe portofola shtetasve të ndryshëm.
Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit