Grabiste e zhvashte italianët, arrestohet shqiptari dhe bashkëpunëtori

Grabiste e zhvashte italianët, arrestohet shqiptari dhe…

Policia në Peskara të Italisë arrestoi një shqiptar, 20 vjec, të quajtur Denis Petalli, që banonte në Montesilvano, nën akuzat për zhvatje e grabitje.

Arrestimi i tij u krye, pas denoncimit të një të mituri italian, që tha se Petalli e një bashkëpunëtori i tij po ashtu i mitur nga Shqipëria, ia kishin marrë xhaketën që mbante në trup, që kishte vlerë rreth 300 euro.

Petalli i kishte kërkuar italianit të mitur edhe para të tjera, duke i thënë se nëse do merrte vlerën monetare, do ia kthente xhaketën.

Policia bashkëpunoi me italianin që ra pre e grabitjes, bëri sikur dorëzonte paratë që i kishte thënë Petalli e aty u prangos.

Po ashtu, i arrestuar përfundoi edhe një i mitur, bashkëpunëtor i Denis Petallit. Gjykata vendosi të lërë në burg Petallin dhe bashkëpunëtorin e tij minoren.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit