Grabiste udhëtarët në Greqi, arrestohet në flagrancë shqiptari (VIDEO)

Grabiste udhëtarët në Greqi, arrestohet në flagrancë…

Një shqiptar është arrestuar në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, në Greqi pasi u kap në flagrancë duke grabitur një valixhe.

Mediat e huaja shkruajnë se shqiptari i cili jetonte me dokumenta falso në Greqi i grabiste valixhet e udhëtarëve me ndihmën e një çadre. I riu përdorte një metodë me çadër duke e zgjatur atë për të marrë çantat e udhëtarëve.

Por të mërkurën shqiptari u përpoq të grabiste një çantë nga një karrocë udhëtari, i cili e pikasi atë dhe u konfliktua me grabitësit. Policia e cila ndodhej aty pranë bëri të mundur arrestimin e të riut.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit