Grabitën 20 mijë euro në furgonin e sapo ardhur nga Italia, ja sa u dënuan 3 autorët

Grabitën 20 mijë euro në furgonin e…

Tre personat që terrorizuan dhe grabitën furgonin e pasagjerëve që sapo kishte mbërritur nga Italia në Vlorë, janë deklaruar fajtorë dhe dënuar nga gjykata e Vlorës.

Bëhet fjalë për dënimin e Armand Kuqit me 14 vite burgim, Elmir Tufës me 16 vite burgim dhe Ylli Muratit me 2 vite e 6 muaj burgim.

Këto dënime janë dhënë nga gjykata e Vlorës për akuzën e “Vjedhjes me armë”, “Mbajtjes pa leje të armëve” dhe “Moskallëzimit të krimit”.  Por për shkak të gjykimit të shkurtuar këto dënime u reduktuan në masën e 1/3-tave.

Njëri nga personat e dënuar, Elmir Tufa, vijon të jetë në kërkim për grabitjen e qytetarëve brenda në furgon.

Ndërsa ndaj Tufës një vendim kërkimi është shtuar nga gjykata e Fierit, për ngjarjen e vrasjes së Shkëlzen Kastratit.

Elmir ose Ermir Tufa nga fshati Buran i Krujës, i cili sipas hetimeve të prokurorisë së Fierit, është njëri nga autorët e vrasjes së Shkëlzen Kastratit, rezulton të jetë dhe autor i grabitjes me armë të 19 mijë eurove, ngjarje kjo e ndodhur në 25 shtator 2018 në lagjen “Pavarësia 2” në Vlorë.

Nëpërmjet dokumentave zyrtare që prej datës 27 nëntor 2019 ende dhe sot, Elmir ose Ermir Tufa, vijojnë të jetë në kërkim, për ngjarjen e grabitjes me armë së qytetarëve në furgonin që sapo kishte mbëritur nga Bari në Vlorë.

Kërkimet për të janë kryer për disa muaj nga ana e komisariatit të policisë Vlorë dhe Fier, por çuditërisht nuk kanë sjellë asnjë rezultat.

Ndërsa dy bashkëpuntorët e tij në grabitjen e 25 shtatorit 2018, Armand Kuqi dhe Ylli Murati, njëri momentalisht ndodhen në burg ndërsa tjetri është i lirë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit