Grabitën 50 mijë euro biznesmenit në Ksamil! Vangjel Pella kërkon lirinë: Jam sëmurë

Grabitën 50 mijë euro biznesmenit në Ksamil!…

Grabitja e 50 mije eurove ne 3 korrik të këtij viti me banesën e biznesmenit Lorenc Poka ne Ksamil vazhdon të mbajë në qeli kosovarin Hil Mema dhe biznesmenin nga Ksamili, Vangjel Pella.

Ky i fundit ndërkohë ka bërë kërkesë për të dalë nga qelia, duke i kërkuar Gjykatës së Sarandës një masë më të lehtë sigurimi. Përmes avokatit të tij ai ka parashtruar se “Personi nën hetim është i padënuar më parë, me gjendje shëndetësore i diagnostikuar me sëmundje kardiake.

Nga kartela mjekësore rezulton se ka nevojë për mjekim të vazhdueshëm nën kujdesin e mjekut specialist dhe familjes; në kushte të tilla vlerësohet se masa më e përshtatshme është “detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” parashikuar nga neni 234 i K. Pr. Penale”. Veç kësaj, kërkesës i është bashkangjitur edhe një deklarim tjetër i Hil Memës në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ku thotë se deklarimin e tij e ka bërë pasi është detyruar me forcë pasi është rrahur nga të zotët e shtëpisë dhe është kërcënuar me vdekje ai dhe për familjen e tij.

“Në këto kushte duhet të merret si provë deklarimi i tij nga gjykata dhe të bëhet zëvendësimi i masës së sigurimit personal për personin nën hetim Vangjel Pella pasi ka rënë dyshimi i arsyeshëm”, thuhet ne kërkesë.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit