Grabitën postën në Babrru| Hajdutët pa armë kërcënuan punonjësit që nuk bën rezistencë

Grabitën postën në Babrru| Hajdutët pa armë…

Gjatë ditës së sotme, në orët e para të mëngjesit të sotëm, konkretisht rreth orës 09:15, në Babrru është grabitur filiali i Postës Shqiptare në këtë zonë. Mësohet se autorët janë dy adoleshentë, ndërsa në momentin që kanë vjedhur postën kanë qenë të maskuar me kapuçët e xhupav, ndërsa nuk kanë pasur armë. Bëhet e ditur se autorët kanë marrë një shumë prej 200 mijë lekësh dhe janë larguar me biçikleta. Ndonëse kishin vetëm doreza hekuri dhe jo armë, pasi autorët u kanë thënë “shpejt lekët”, punonjësit ua kanë dhënë menjëherë pasi janë ndjerë të kërcënuar. Policia ka marrë filmimet nga kamerat e postës, ndërsa vijon punën për kapjen e autorëve. Hajdutët e rinj në moshë, kanë marrë paratë që ishin mbi banakun e postës.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit