Grabitësi godet me sende të forta 56-vjeçarin, i merr me dhunë portofolin

Grabitësi godet me sende të forta 56-vjeçarin,…

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Divjakë. Një 54-vjeçar ka goditur me sende të forta dhe i ka grabitur portofolin një shtetasi 56-vjeçar.

NJOFTIMI

Divjakë

I mori portofolin me dhunë 56-vjeçarit, duke e goditur me sende të forta, Policia identifikon, kap dhe arreston autorin.

Pas marrjes së denoncimit nga shtetasi Ll. M., 56 vjeç, banues në Divjakë, se një shtetas i kishte marrë me dhunë portofolin me një sasi parash, duke e goditur me sende të forta deri në humbjen e ndjenjave, menjëherë shërbimet e Policisë Divjakë kanë organizuar punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, të autorit të dyshuar të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë arrestuan për veprat penale “Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin E. Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë, i dënuar më parë për veprën penale  “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi të parave që autori i ka vjedhur me dhunë 56-vjeçarit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për veprime të mëtejshme.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit