Grabitësi i Rinasit në kërkim për vrasjen e vëllezërve Haxhia në Durrës (EMRI)

Grabitësi i Rinasit në kërkim për vrasjen…

Janë zbardhur të tjera detaje nga vrasja e dy vëllezërve Haxhia në Durrës. Kujtojmë se ngjarja ndodhi më 27 prill, tek tregu i automjeteve në qytetin bregdetar, ku dy vëllezërve iu bë atentati.

Burime bëjnë me dije se prokuroria ka lëshuar urdhër arrest për Talo Çelën, një nga të pandehurit e grabitjes në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën 4.6 mln euro.

Sipas raportimeve, Çela akuzohet si i dyshuari kryesor i ekzekutimit të të dy vëllezërve.

Çela është shpallur në kërkim nga policia. Lala tha se Talo Çela kishte dyshime se vëllezërit kishin informacion se ku fshihej shuma e parave ku fshihej shuma e parave të grabitura në Rinas.

Sipas grupit hetimor, dyshohet se ai iu ka atyre që të tregojnë vendin se ku fshihej ajo shumë parash, por ata kanë refuzuar.

Prokuroria ka marrë dhe 3 dosje të tjera nga Elbasani, vrasje mafioze që mendohet se janë kryer nga e njëjta dorë. Ai është në kërkim dhe është i vetmi që nuk është arrestuar./Gazetaatdheu.com/

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit