Grabitësit kthehen në makth për qytetarët në Vlorë, vidhet dyqani i telefonave

Grabitësit kthehen në makth për qytetarët në…

Qytetarët e Vlorë kanë shprehur shqetësimin për disa grabitje që po ndodhin kohët e fundit.

Gjatë orëve të para të mëngjesit, grabitësit kanë vjedhur në një dyqan telefonash duke vjedhur aparate celularë dhe pajisje të tjera teknologjike.

Sipas informacioneve të policisë autorët kanë goditur derën kryesore të dyqanit dhe menjëherë pas vjedhjes janë larguar duke mos lënë asnjë gjurmë që mund të ndihmojë në identifikimin e tyre.

Ditëve të fundit në Vlorë po vidhen një sërë banesash dhe biznese, ndërsa autorët mbeten akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor po punon në kapjen dhe identifikimin e autorëve të ngjarjes.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit