Grabitet banesa e 53-vjeçares, hajdutët marrin bizhuteri dhe para

Grabitet banesa e 53-vjeçares, hajdutët marrin bizhuteri…

Një grabitje ka ndodhur në një banesë në zonën e “Shallvareve” në Tiranë. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Reshit Çollaku” dhe në këtë banesë jetonte një grua 53-vjeçare.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se persona të paindetifikuar kanë hyrë në banesën e shtetases  M.Veneti dhe kanë arritur të marrin bizhuteritë e gruas dhe një shumë parash.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe indetifikimin e autorëve për të bërë të mundur kapjen e tyre.

“Me datë 23.05.2021, në rrugën “Reshit Çollaku” një person i paidentifikuar ka vjedhur 16.000 lekë të reja në banesën e shtetasit J. V. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme,” njofton policia.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit