Grabitet filiali i Postës Shqiptare, 'maskat' vjedhin lekët dhe largohen me biçikletë

Grabitet filiali i Postës Shqiptare, ‘maskat’ vjedhin…

Gjatë mëngjesit të sotëm, në zonën e Babrrusë, një filial i i Postës Shqiptare ka rënë pre e grabitjes. Mësohet se dy persona me kapuç dhe me maska, kanë hyrë në ambientet e kësaj zyre dhe kanë marrë një shumë parash, që sipas llogaritjeve të para është rreth 2 milionë lekë të vjetra.

Njoftimi i policisë:

Më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit