Grabitet kambisti te ish-dollari në Tiranë, autorët marrin paratë dhe largohen

Grabitet kambisti te ish-dollari në Tiranë, autorët…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm te ish-dollari, përballë Bankës së Shqipërisë. Një kambist është grabitur nga disa persona të cilët e kanë goditur me çekiç dhe i kanë marrë të gjitha paratë.

Grabitësit kanë qenë dy dhe janë larguar me motor. Ata kanë hyrë në Rrrugën e Kavajës, me drejtim për në zonën e 21 Dhjetorit, por pas disa metrash janë përplasur me një makinë dhe janë rrëzuar.

Policia ndodhet në ndjekje të tyre ndërkohë që mësohet se grabitësit kanë braktisur motorin dhe janë larguar drejt një destinacioni të panjohur.

Më Të Klikuarat

Lajmet e fundit